28.6 C
New York
Sunday, June 22, 2025

Buy now

Macron bisedon me presidentin iranian: Bien dakord për përshpejtimin e negociatave bërthamore me Iranin

- Advertisement -

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian, ku kanë rënë dakord për përshpejtimin e negociatave mes fuqive evropiane dhe Iranit mbi programin bërthamor të këtij të fundit.

Në një postim në X, Macron theksoi se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore dhe duhet të ofrojë garanci për natyrën paqësore të qëllimeve të tij.

Ai shprehu bindjen se ekziston një rrugëdalje për të shmangur konfliktet dhe rreziqet më të mëdha, duke theksuar se negociatat e udhëhequra nga Franca dhe partnerët evropianë do të përshpejtohen për këtë qëllim.

Të ngjashme

Të fundit