Olivia Benson, siç quhet macja e dashur e këngëtares, ka një pasuri neto me vlerë 97 milionë dollarë.
Mbi Olivia është një mace tjetër, e njohur si Nala Cat, me vlerë rreth 100 milionë dollarë. Nala ka llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shfaqet si “figurë publike” dhe numëron më shumë se 4.4 milionë ndjekës.
Vendin e parë e mban një qen gjerman i quajtur Gunther VI, i cili është në pronësi të kompanisë italiane të medias ‘Gunther Corporation’ dhe mban titullin e kafshës shtëpiake më të pasur në botë me një vlerë neto prej 500 milionë dollarësh.
Qeni Gunther VI është kafsha më e pasur në botë
Pas maces së Swift në listën e kafshëve shtëpiake më të pasurit janë qentë e Oprah Winfrey, me 30 milionë dollarë. Pasohet nga macja e të ndjerit Karl Lagerfeld me 13 milionë dollarë dhe qeni i aktores së ndjerë Betty White me 5 milionë dollarë. /abcnews.al/