-2.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Maçastena për refuzimin e kandidaturës: Është veprim skandaloz, e ftoj KZP të rishqyrtojë vendimin

- Advertisement -

Bedri Maçastenës i është refuzuar kandidatura për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, këtë vendim e ka quajtur skandaloz, dhe e ka ftuar KZP të rishqyrtojë vendimin sipas tij të “padrejtë”, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ky vendim po e ndalon zhvillimin e demokracisë, jo duke ma ndaluar mua garën por duke e ndaluar të zhvillohet një garë në mes dy kandidatëve”, shkruan Maçastena.

Derisa thotë se vetmi “kriter” të cilin ai se ka plotësuar “është mosbindja për t’u renditur në anën e atyre që e shkelin ligjin e që e kanë profesion e pasion, e që fatkeqësisht po gjejnë mbështetje te individët vendimmarrës brenda Lëvizjes”!

Maçastena thotë se kundërkandidati i tij iu frikësua garës e konkurrencës.

“Ai vazhdoj me avazin e vjetër duke kërcënuar, shantazhuar dhe në fund duke keqinformuar”.

Sipas Maçastenës “Lëvizja VETËVENDOSJE! është me e madhe se kjo garë”.

“Andaj e falënderoj secilin aktivistë për përkrahjen e vazhdueshme dhe e ftojë edhe KZP të rishqyrtojë vendimin e padrejtë dhe të marrë për bazë gjendjen faktike të personalitetit tim dhe bashkë me të gjithë të vazhdojmë ta mbrojmë Lëvizjen dhe të angazhohemi dite e natë ta zhvillojmë demokracinë e shëndoshë brenda Levizjes VETËVENDOSJE!, e cila demokraci e brendëshme me këtë vendim u dëshmua se i mungon shumë partisë tonë”.

Shkrimi i plotë:

Të dashur aktivistë,

Po, më është refuzuar aplikimi për të drejtën statutore të kandidimit e cila thotë:
“Çdo aktivist i një Qendre ka të drejtë të kandidojë për pozicionin e Kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.”

Ndërsa në vendim të Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm së LVV-së thuhet:
“Refuzohet kandidatura e Bedri Maçastena për Kryetarë te Qendrës së LVV në Besianë, sepse nuk është në përputhje me kriteret e deklaratës së bashkëngjitur për kandidatët për pozicionet drejtuese në LVV”.

Këtë vendim e vlerësoj skandaloz, jo vetëm sepse është në kundërshtim me parimet të cilat aplikohen në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por edhe sepse ka pasur ndërhyrje prej individëve për t’i mbrojtur interesat e individëve të tjerë që vazhdimisht po e dëmtojnë Lëvizjen.
Ky vendim po e ndalon zhvillimin e demokracisë, jo duke ma ndaluar mua garën por duke e ndaluar të zhvillohet një garë në mes dy kandidatëve.
Kriterin në të cilin thirret KZP, unë Bedri Maqastena e kam plotësuar dhe e kam dëshmuar me punën dhe aktivitetin tim tash e 1 dekadë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

I vetmi “kriter” që është shkelur nga ana ime është mosbindja për t’u renditur në anën e atyre që e shkelin ligjin e që e kanë profesion e pasion, e që fatkeqësisht po gjejnë mbështetje te individët vendimmarrës brenda Lëvizjes!

Kundër kandidati im ju frikësua garës e konkurrencës. Ai vazhdoj me avazin e vjetër duke kërcënuar, shantazhuar dhe në fund duke keqinformuar.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është me e madhe se kjo garë! andaj e falënderoj secilin aktivistë për përkrahjen e vazhdueshme dhe e ftojë edhe KZP të rishqyrtojë vendimin e padrejtë dhe të marrë për bazë gjendjen faktike të personalitetit tim dhe bashkë me të gjithë të vazhdojmë ta mbrojmë Lëvizjen dhe të angazhohemi dite e natë ta zhvillojmë demokracinë e shëndoshë brenda Levizjes VETËVENDOSJE!, e cila demokraci e brendëshme me këtë vendim u dëshmua se i mungon shumë partisë tonë!

Me respekt Bedri Maqastena

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit