0.7 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

“Ma tha truri për të të puthur”, Donaldi, Romeo dhe Elgiti publikuan këngën, kujt i dedikohet kësaj here?

- Advertisement -

Bashkëpunimi më i ri në treg është ai i vëllezërve Veshaj dhe Elgit Dodës.

“Picasso” titullohet kënga e cila mund të themi me bindje që është vazhdim i “telenovelës” që nisi që brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Mes kuriozitetit për kë është dedikimi, Beatrix apo Borën, vargjet e këngës e thonë mjaft qartë.

Ma tha truri për të të puthur

Ma tha truri për të të humbur

Ma tha truri për të të lutur

“Ti s’je normal, je anormal”, ishte një frazë që Donaldi ja kishte thënë dikur Beatrix dhe publiku e lidhi demon menjëherë me një dedikim për këngëtaren, por pasi Donaldi doli hapur duke thënë se po priste që bora të shkrinte është e kotë të mendojmë që ka ngelur ende diçka nga romanca e shkurtër me Trixës.

Ja dha truri për të puthur Borën, ja dha truri për ta humbur Borën dhe ja dha truri për t’ju lutur Borës. Të treja bëjnë sens, kështu që jemi në pritje të projektit të rradhës që me shumë mundësi do jetë me vetë Borën.

Burime për Kryefjala.com, kanë konfirmuar se çifti po punojnë për një duet në studion e Elgitit. Deri në episodin e radhës, dëgjim të këndshëm!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit