-8.3 C
New York
Saturday, January 31, 2026

Buy now

“Ma përmendin Dubain”, Benita tregon për herë të parë se si i pagoi dhëmbët e diamantit në vlerë 18 mijë euro

- Advertisement -

Gjatë spektaklit të së premtes në “Prime” të Big Brother VIP Kosova, banorja Benita Zena ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer për herë të parë disa nga sfidat personale që ka përjetuar për shkak të pamjes së saj.

Ajo ka treguar se ka qenë shpesh e paragjykuar për dhëmbët e saj, gjë që e ka motivuar të marrë një vendim drastik për të ndryshuar këtë pjesë të dukjes. Benita ka vendosur të vendosë dhëmbë të diamantit, në vlerë rreth 18 mijë euro, të cilët i realizoi përmes një bashkëpunimi me kompani dentare, duke mos paguar paratë “cash”, por duke i reklamuar ato në media dhe rrjetet sociale.

“Jo Dubai, jo ç’Dubai. Ka pasur shumë dilema, por një herë e mirë dua ta sqaroj se ato para nuk kanë qenë cash, por kanë qenë në kuadër të bashkëpunimit”, ka thënë Benita, duke sqaruar kështu situatën që kishte ngjallur bujë të madhe në media.

– YouTube  youtu.be

 

Ajo ka folur gjithashtu edhe për paragjykimet që ka hasur si femër, duke mohuar stereotipet që mund të mendojnë se është e lehtë për t’u dashuruar. “Ka pasur paragjykime se jam femër e lehtë, që mund ta ketë çdo mashkull. Përkundrazi, unë jam shumë e vështirë për t’u dashuruar. Deri tash kam pasur vetëm një lidhje, një lidhje të gjatë pesëvjeçare, kështu që mos u bazoni te dukja ime”, ka shtuar ajo.

Ky rrëfim i Benitës ka prekur jo vetëm banorët e shtëpisë, por ka hapur edhe një diskutim më të gjerë në publik për paragjykimet dhe pritshmëritë që shoqëria vendos ndaj pamjes dhe jetës personale të grave. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit