Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Është njëri nga ta është Lordi Syla.
Pas vdekjes së Lordit ka reaguar babai i tij, Muhamet Syla.
“Ma kpute zemren bab, ishallah Allahu në xhehnet”, ka shkruar Syla sipër një fotografie ku shihet me Lordin.
Ndërsa, dy të vdekurit tjerë janë Nue Bibaj dhe Molos Delija.
Përveç që tre personat e goditur kanë humbur jetën edhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime. Ata janë dërguar për tretman mjekësor.
Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 22:45.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion.“, njofton policia.