Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka zbuluar një histori të panjohur më herët lidhur me një takim që ka pasur me futbollistin e famshëm Cristiano Ronaldo, në vitin 2016.
Në një intervistë për “Andale”, ajo ka treguar se si kishte nisur gjithçka në një ditë në Ibiza, ku zhvillohej një festë.
“Ikëm në Ibiza, aty ishte një jaht që ishin disa jahte aty te porta që ishin pak si party dhe po vjen një jaht dhe ishin disa djem, njëri nga ta ishte Ronaldo dhe ishin afër tavolinës tonë”, u shpreh ajo.
Nura rrëfeu se Ronaldo i kishte kërkuar numrin përmes një shoku të tij, duke i ftuar në një festë që do të zhvillohej ditën tjetër.
“Ne duke bërë shaka, duke kërcyer, po vjen njëri e po thotë: ‘Ronaldo po ta kërkon numrin’. Dhe nesër tha është një party këtu afër dhe jeni të ftuar. Kemi bërë muhabet, por ishte shumë djalë i mirë, shumë i thjeshtë”, shtoi ajo.
Modelja përmendi edhe një rast tjetër ku kishte takuar Karim Benzeman në Dubai, por u shpreh se ndryshe nga Ronaldo, ai ishte ‘më i ftohtë’ dhe jo aq i qasshëm.
“Shihe, e kam takuar edhe Benzeman, por në Dubai ishte kështu mbreti i botës, po kush je, askush nuk të var”, tha Nura.
Megjithatë, ajo e vlerësoi Ronaldon për sjelljen dhe respektin që kishte treguar.
“Ishte shumë i respektueshëm dhe për këtë kam respekt për të. Tani më ka bërë bllok në Instagram… po bëj shaka se është martuar tani. Në vitin 2016 ka qenë ajo. Unë Instagramin ia dhashë”, përfundoi ajo me humor.






