8.8 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

M3 vs M3 Pro vs M3 Max: Si krahasohen procesorët e rinj të Apple

- Advertisement -

Apple prezantoi javën e kaluar familjen M3 të çipeve në evenimentin “Shpejtësi e Frikshme” më 30 Tetor 2023. Njëlloj si gjeneratat e kaluara, Apple ofron tre variante të çipit: M3, M3 Pro dhe M3 Max.

Por nëse dëshironi të mëson rreth diferencave mes tyre në mënyrë që të blini Mac e duhur, vazhdoni të lexoni.

Krahasimet e specifikave

Modeli bazë ka 8 bërthama procesorike dhe 10 bërthama grafike me mbështetje deri në 24GB memorie të unifikuar. M3 Pro është një përmirësim krahasuar me modelin bazë me procesor me 8 bërthama, grafika me 18 bërthama dhe memorie e unifikuar prej 36GB.

M3 Max qëndron në krye të zinxhirit dhe vjen me 16 bërthama procesorike dhe 40 bërthama grafike si dhe mbështetje për 128GB memorie të unifikuar.

Familja e çipeve M3 është ndërtuar mbi procesin 3-nanometër të TSMC dhe përmban funksionalitete si Dynamic Caching dhe ray-tracing harduerik. Dynamic Caching nuk përdor alokimin standard të memories, përkundrazi përdor aq memorie sa çdo detyre i nevojitet duke përmirësuar performancën.

Diferencat në performancë mes M3, M3 Pro dhe M3 Max

Modeli bazë M3 është çipi më i vogël dhe M3 Max më i madh mes të treve. Sa më i madh çipi, aq më të fuqishme aftësitë e përpunimit të memories, kjo sepse çipet e mëdha kanë më shumë tranzistorë dhe përballojnë procese më të rënda.

Për ti vendosur në perspektivë, edhe pse është çipi më i vogël, M3 është më i fuqishëm sesa M2 në të njëjtën kategori. Ata që kërkojnë të blejnë një kompjuter Mac për shkollë, punë dhe projekte të lehta kreative, do të jenë të kënaqur me performancën e procesit bazë M3.

LEXO EDHE:  Apple lançon planet e reja të iCloud për fotografët

Nga ana tjetër M3 Pro është një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me M3. Shkon për profesionistët kreativë të cilët punojnë me aplikacione më të rënda.

Së fundi M3 Max është maksimumi i performancës që Apple mund të ofrojë me çipet e saj.

Si krahasohen me gjeneratën e kaluar?

Çipet M3 janë një përmirësim i dukshëm me gjeneratën e kaluar por performanca është më e madhe krahasuar me M1. Bërthamat e performancës së M3 janë 15 përqind më të shpejta sesa ato në M2 dhe 30 përqind më të shpejta sesa në M1.

Kur flasim për bërthamat e efikasitetit, M3 ka bërthama 30 përqind më të shpejta sesa M2 dhe 50 përqind më të shpejta sesa M1. Familja M3 ka më tepër fuqi përpunimi video duke qenë 1.8 herë më i shpejtë sesa M2 dhe 2.5 herë më i shpejtë sesa M1.

Së fundi Apple pretendon se çipet 3-nanometër M3 mund të ofrojnë të njëjtën performancë sa M1 duke konsumuar gjysmën e energjisë. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit