Home Lajme LVV thotë se sipas raportit të Freedom House, Kosova është shteti më demokratik në rajon

LVV thotë se sipas raportit të Freedom House, Kosova është shteti më demokratik në rajon

0
LVV thotë se sipas raportit të Freedom House, Kosova është shteti më demokratik në rajon

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Freedom House Nations in Transit 2024 e ka cilësuar Kosovën si shteti më demokratik në rajon.

Sipas njoftimit të LVV-së, Freedom House në raportin Nations in Transit 2024 mes tjerash ka treguar se si 11 shtete janë rirenditur në tri drejtime: shtete që kanë vazhduar rrugën drejt demokracisë, shtete që kanë rënë në autokraci dhe shtete që luhaten mes këtyre dy blloqeve.

“Kosova është e para në rajon, në Ballkanin Perëndimor, si shteti më demokratik që po vazhdon rrugën e saj drejt demokracisë. Pjesa më e madhe e shteteve të rajonit janë në luhatje pra mes, dhe Serbia me Hungarinë dhe Gjeorgjinë janë në fund te blloku i vendeve që kanë rrëshqitur në autokraci”, ka shkruar faqja zyrtare e LVV-së në Facebook.

Postimi i plotë në Facebok:

Exit mobile version