Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Freedom House Nations in Transit 2024 e ka cilësuar Kosovën si shteti më demokratik në rajon.
Sipas njoftimit të LVV-së, Freedom House në raportin Nations in Transit 2024 mes tjerash ka treguar se si 11 shtete janë rirenditur në tri drejtime: shtete që kanë vazhduar rrugën drejt demokracisë, shtete që kanë rënë në autokraci dhe shtete që luhaten mes këtyre dy blloqeve.
“Kosova është e para në rajon, në Ballkanin Perëndimor, si shteti më demokratik që po vazhdon rrugën e saj drejt demokracisë. Pjesa më e madhe e shteteve të rajonit janë në luhatje pra mes, dhe Serbia me Hungarinë dhe Gjeorgjinë janë në fund te blloku i vendeve që kanë rrëshqitur në autokraci”, ka shkruar faqja zyrtare e LVV-së në Facebook.
Postimi i plotë në Facebok: