18.3 C
New York
Friday, April 25, 2025

Buy now

LVV-ja me qëndrim të qartë: Nëse bllokohet votimi i Albulena Haxhiu, do të bllokojmë nënkryetarët

- Advertisement -

 

Ish-shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të qartë se propozimi i partisë së saj për Albulena Haxhiun do të mbetet i njëjti dhe nuk do të ndryshojë.

Në konferencë për media pas dështimit të gjashtë të konstituimit të Kuvendit, Kusari-Lila ka përsëritur fjalët e ministrit në detyrë të financave, Hekuran Muratit.

Sipas tyre, VV-ja mund të bllokojë emërimin e nënkryetarëve nga partitë opozitare në rast se do të bllokohet votimi i Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

Kusar-Lila ka shtuar se zgjedhjet janë opsion i fundit dhe se qëllimi i tyre është formimi i Qeverisë.

“Ne nuk jemi për të bllokuar kuvendin dhe as afatet. Kjo situatë nuk mund të shkoj në pafundësi. Ndoshta opozita është duke menduar se përkundër deklarimeve të tyre nuk i kanë votat për qeveri të opozitës. Le të tregojnë a i kanë votat, sepse nëse i kanë mund të vazhdojnë me këtë procedurë. Nëse ata e bllokojnë kryetarin ne do të bllokojmë nënkryetarët. Por ne nuk kemi logjikë bllokuese. Shkuarja në zgjedhje për ne mbetet opsioni i fundit kur nuk ka reflektim për votimin e kryeparlamentarit”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Të fundit