28.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

LVV-ja me një deputet më pak, Haki Abazi thotë se nga tani e tutje do të veproj si deputet i pavarur

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka njoftuar ditë më parë se ka ndarë rrugët me Vetëvendosjen.

Këtë veprim ai e ka ndërlidhë me pranimin e planit franko-gjerman.

Abazi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se në takimin e 27 shkurtit ka pranuar “Zajednicën”

Por, si do ta vazhdoj rrugëtimin e tij në Kuvendin e Kosovës?

I kontaktuar nga IndeksOnline, Abazi ka thënë se do të veproj si deputet i pavarur.

Ai ka thënë se momentalisht është në ShBA dhe po sa të kthehet do ta njoftoj administratën e Kuvendit për këtë lëvizje.

Të ngjashme

Të fundit