Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, tha se Haxhiu nuk duhet të ndryshohet për shkak të insistimit të partive ish-opozitare.
Deputetja Kryeziu tha se është shqetësuese se si Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj ka thënë se një kandidat duhet të dalë në votim vetëm deri në tri herë.
“Nuk ia vlen që Albulena Haxhiu të ndryshohet për teket e partive opozitare të cilat i kanë ndryshuar qëndrimet, veprimet e mendimet dhe e tyre sa herë që një situatë ka shkuar në përfitimet e tyre personale. Për mua personalisht ka qenë pak shqetësuese se pse është vendosur tri herë kur një gjë të tillë nuk e gjejmë askund të kushtetutë njëjtë sikurse as në rregulloren e punës së Kuvendit. Nëse tri herë, atëherë pse nuk e kanë lënë të provohet vetëm një herë emri i kandidatit ose pse jo 5 herë, pse jo 8 herë”, tha Kryeziu për rtv21.
Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë se LVV-ja u është përmbajtur vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe sipas asaj do të presin deri në publikim e plotë të vendimit të fundit të vendimit të Gjykatës dhe varësisht prej përmbajtjes së saj do t’i përmbahen për konstituimin e Kuvendit.
“LVV-ja nuk e mbaj mend që të ketë thënë ndonjëherë deri më tani që ne nuk do ti përmbahemi vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi vepruar vazhdimisht në përputhje me atë se çfarë kanë thënë aktvendimet e gushtit të 2014 dhe tjetri i qershorit të vitit 2025 me të cilin kemi qenë edhe në afat 30 ditor. Do të shohim cila do të jetë përmbajtja e plotë e aktvendimit të ri që pritet të publikohet dhe varësisht asaj se çfarë thuhet në aktvendim do të jemi në Kuvend me të njëjtin vullnet siç kemi qenë prej 15 prillit e tutje që të votojmë për të mundësuar konstituimin e Kuvendit”, tha ajo.