Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur aktivitete në Istog.
Mentor Arifaj, kryetar i Qendrës së partisë në Istog dhe kandidat për deputet, theksoi rëndësinë e Istogut në zhvillimin e Kosovës.
Ndërkohë, Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shprehu sigurinë se së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje, partia Guxo me të gjithë ata qytetarë që janë të frymës rugoviane në Istog, do t’i bashkohen numrit të fitores 118.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me prioritet ndihmuam infrastrukturën në arsim në Istog, me shkolla të reja e me digjitalizim të tyre.
“Rikujtoi se me 15 milion euro grante u ndihmuan bujqit dhe fermerët e Istogut, duke fuqizuar prodhimin e duke e ndalë korrupsionin. Siguria, tha Kryeministri, ka një kazermë të fuqishme ushtarake me infrastrukturë moderne, për mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës veriperndimore”, thuhet në njoftim të LVV-së.
Tutje, thuhet se mbi 44% është rritja e buxhetit për të gjitha komunat, në mënyrë që të zhvillohen komunat e të përfitojnë qytetarët, pavarësisht që vetëm 6 komuna qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Ata që korruptohen, siç thotë populli: e kanë bishtin e zënë me derë. Kur e ki bishtin e zënë me derë atëherë është vendimtare kush e ka dorën te brava”, tha kryeministri Kurti.