Nga Besa Ismaili
LVV në zanatin e vjetër: institucionin më të lartë të vendit synojnë ta kthejnë në një arenë kaosi e gënjeshtre!
Anarkistët e dehur pas rrëmujës dhe të etur për vëmendje, nuk njohin as rregull, as etikë, as përgjegjësi.
Me arrogancë dhe brutalitet politik, bllokojnë seancën, përçmojnë procedurat dhe përçajnë opinionin publik me gënjeshtra të ulëta dhe manipulime të qëllimshme. Nuk kanë as vizion, as zgjidhje, vetëm zhurmë dhe destruktivitet.
Janë shndërruar në sabotuesë profesionistë të demokracisë, që me fjalë boshe dhe sjellje të turpshme, synim të qartë kanë ta shndërrojnë institucionin më të lartë të vendit në një arenë kaosi e gënjeshtre. Sepse vetëm në arena të tilla, LVV gjen shkëlqimin!
@highlight