11.8 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

Luzha: Vetëm nëse tërhiqet VV nga formimi i qeverisë së re mund të shkohet sërish në zgjedhje

- Advertisement -

Analistja, Besa Luzha ka deklaruar se mundësitë që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje nuk ekzistojnë përveç nëse Lëvizja Vetëvendosje tërhiqet nga formimi i qeverisë së re.

Luzha vlerëson kështu pasi sipas saj LVV-ja e ka legjitimitetin dhe të drejtën e plotë që si partia fituese ti eksplorojë të gjitha mundësitë e saj.

Ajo ka shtuar se nuk sheh vullnet të partive politike për të shkuar në zgjedhje mirëpo konsideron që nëse do të interesohen për diçka të tillë të gjitha do të penalizohen.

“Mundësitë për të shkuar në zgjedhje vetëm nëse tërhiqet VV-ja nuk ekzistojnë. Ajo e ka plotësisht legjitimitetin që si e para që ka fituar, me votat që i ka duhet të tentojë të formojë qeverinë, rendi i takon LVV-së ta provojë. Nëse partitë janë të interesuara për të shkuar në zgjedhje të gjitha do të penalizohen për mundin që do ta shkaktojnë. Si mundësi teorike ekziston, mirëpo unë nuk e shoh atë vullnet për të shkuar në zgjedhje, logjika duhet të jetë që të formohen institucionet edhe nëse është një qeveri afatshkurtër po themi deri në pjesën e zgjedhjes së presidences. LVV-ja si fituese ka të drejtë që t’i eksplorojë të gjitha mundësitë”, ka thënë ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit