6.9 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

Luzha thotë se shkuarja në zgjedhje të reja do të ishte e pakuptimtë

- Advertisement -

Analistja, Besa Luzha ka thënë se nuk duhet të ketë vonesa në formimin e institucioneve të reja pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ajo ka thënë se kryetari i Kuvendit I takon partisë së parë dhe se për pozitat tjera duhet të gjenden kompromise.

Sipas, saj shkuarja ne zgjedhje të reja do të ishte e pakuptimtë duke shtuar se partitë politike e kanë përgjegjësi sa i përket formimit të institucioneve.

“Zvarritje në formimin e institucioneve nuk duhet të ketë, sepse Kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese .E mandej pozitat tjera në bazë të punës që kanë bërë gjatë këtij procesi në sigurimin votave dhe mund të kërkojnë nga deputetët tjerë ta votojnë kabinetin qeveritar. Secili subjekt dhe deputet kanë një përgjegjësi. Nëse vendin e dërgojnë në zgjedhje edhe një herë vetëm nga teket e tyre dhe nuk arrijnë me bë një qeveri qoftë me minimumin e votave, unë nuk e di qysh kanë me pas fytyre e me ardhë pas një muaji më na kërkua votën”, ka thënë Luzha në Tëvë 1

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit