5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Luzha thotë se Rohde me gjuhë diplomatike paralajmëroi për kujdes me Procesin e Berlinit

- Advertisement -

Opinionistja Besa Luzha sonte në “Rubikon” në Klan Kosova tha se ambasadori gjerman, Jorn Rohde sonte foli për marrëdhëniet e mira mes dy shteteve dhe ajo u shpreh se ai ka përmendur edhe Procesin e Berlinit.

Luzha u shpreh se ambasadori ka paralajmëruar për kujdes me Procesin e Berlinit, mirëpo jo me gjuhë të drejtpërdrejt, por sipas saj me atë diplomatike.

“Më bëri përshtypje në mbrëmjen e sotme që e organizoi ambasada gjermane, në mënyrë kështu shumë diplomatike dhe të duhur, në këto çaste dhe në këto evente, ambasadori gjerman foli për marrëdhëniet e mira mes dy shteteve, foli edhe për raportin e bazuar në besim dhe në mirëbesim dhe në reciprocitet dhe foli atë që si miq të vërtetë janë shumë të hapur për t’i thënë njëri-tjetrit gjëra ndonjëherë edhe të pakëndshme dhe në atë vazhdimësi, ai vetëm e përmendi përvjetorin e Procesit të Berlinit, rëndësinë e tij”.

“Unë e hetova si një lloj paralajmërimi, pa e thënë si paralajmërim, në kuptimin që Procesi i Berlinit është tepër i rëndëishëm për t’u lënë anash dhe për t’u larguar, por për shembull ambasadori nuk e tha “keni kujdes, mos dilni nga ky proces”, vetëm tha “po i bëhen kaq vjet Procesit të Berlinit, është shumë me rëndësi që Kosova të jetë” dhe kjo do të thotë në gjuhën diplomatike, në gjuhën politike, për ata që duan të kuptojnë, është paralajmërimi “keni kujdes”, është shprehur ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit