Stephen Baldwin, babai i Hailey Bieber ka shqetësuar përdoruesit e rrjeteve sociale dhe kryesisht fansat e Hailey dhe Justin, pasi ka publikuar në Instagram një video të shpërndarë nga një pastor që po kërkonte nga ndjekësit të fusin në lutjet e tyre të përditshme çiftin e njohur, ndërsa në videon në fjalë shfaqet Justin duke kënduar.
“Kristianë, ju lutem, kur mendoni për Justin dhe Hailey, merrni një moment që të ofroni një lutje që të kenë mençuri, mbrojtje dhe qasje më të afërt ndaj Zotit”, shkroi pastori Max.
Babai i modeles nuk dha asnjë shpjegim për këtë postim dhe kjo ngjalli pikëpyetje te njerëzit, të cilët shprehën shqetësimin online.
Për çiftin e njohur ka kohë që qarkullojnë lajme për ndarje dhe vështirësi në martesën e tyre, por deri tani kanë mbetur të palëkundur para publikut. Pak orë pas zhurmës mediatike nga ky postim, Justin dhe Hailey u panë duke shkuar në një meshë private së bashku. Ata janë kristianë të devotshëm dhe e kanë pranuar shpesh rëndësinë që ka feja në jetën e tyre.