Mbrëmë ishte fort i rreptë, por sot del të jetë më i rezervuar Nënkryetari i Lidhjes Demokratie të Kosovës, Lutfi Haziri ndaj bashkëpartiakut dhe kolegut të kahershëm të vet, Avdullah Hoti, i cili inicoi debat të madh me kërkesën për largimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë dhe hedhur një mal akuzash për dirigjim të votës brendapartiake në diasporë.
“Ajo që z.Hoti e ka nxjerrë përmes një deklarimi në këto dy ditët e fundit është qështje që unë e vlerësojë si të tillë por angazhimi në këtë fazë të vlerësimit është mrenda strukturës, është vetëm mrenda strukturës dhe ka qenë qëndrim i përbashkët”, tha Haziri në RTV21.
“Është e vërtetë që në mërgatën tonë ne kemi punuar më shumë. Nuk po flas për një shqetësim të z.Hoti të cilin unë e respektoj edhe LDK-ja e respekton. Atë që unë e kam shtruar dhe z.Hoti në radhë të punës z.Abdixhiku e ka kërkuar që me qenë korrekt politikisht edhe me thanë që është kërkesa e z.Abdixhiku e tij që kryesia mu ulë edhe mi disku qështjet”, thekson Haziri.