Home Ballina Lutfi Haziri: Mediat kanë të drejtë edhe kur s’kanë të drejtë

Lutfi Haziri: Mediat kanë të drejtë edhe kur s’kanë të drejtë

0
Lutfi Haziri: Mediat kanë të drejtë edhe kur s’kanë të drejtë

Para disa ditësh, AGK dhe KMShK, kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë reaguar rreth Projektligjit të miratuar në dhjetor për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Lidhur me këtë çështje është shprehur kritik edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, shkruan lajmi.net.

“Mediat kanë të drejtë edhe kur s’kanë të drejtë”, tha ai.

Sipas Hazirit me votimin e këtij projektligji do të përfitojnë, “Kurti me shokët e tij” duke u munduar t’i mbajnë nën kontroll mediat.

Nënkryetari i LDK-së thotë se ky veprim është kundër lirisë së shprehjes.

“Kjo nuk është qeverisje demoratike, kjo është përpjekje e mjerueshme për instalim të diktatit”, theksoi ai.

Duke marrë parasysh lirinë e shtypit, ai tha se mediat kanë të drejtë edhe kur qeveria mendon se nuk kanë.

Exit mobile version