Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas publikimit të fundit. Ai ka thënë se ky sulm vjen pas një jave pune të jashtëzakonshme për tenderët njëburimor.
Më tutje ai tha se do të punojnë deri në ditën e zgjedhjeve pa u ndalur.
“Një javë pas opozitarizmit racional e të faktuar, punës së jashtëzakonshme në terren me qytetarët, interpelancës për tenderët njëburimor dhe videos së djeshme të kryetarit të LDK-së, paskan tentuar me fushatë ‘sondazhi’ të na sulmojnë. Ne ecim para drejt rikthimit të madh. Nuk ka kush na ndal. Ne kemi vendosur të punojmë deri në ditën e zgjedhjeve pa u ndal. LDK, shpresë e besë për Kosovën!”, ka shkruar Haziri ne “Facebook”.