15.8 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Lutfi Haziri: Akti i dorëheqjes së Kurtit, mënyra e duhur për t’u hapur rrugë zgjedhjeve!

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, disa javë më parë tha në mediumin publik se është gati t’i bëjë votat me opozitën për të shkuar në zgjedhje.Por, i njëjtit një ditë vonë ndryshoi qëndrim duke deklaruar se nuk jep dorëheqjen.

“Nëse dëshirojnë që zgjedhjet t’i mbajmë jo në dimër, normalisht që jemi njerëz të arsyeshëm, të kuptueshëm dhe mund të caktojmë data bashkë me opozitën. Por dorëheqje nuk mund të jap” deklaroi ai.

Në lidhje me zgjedhjet dhe tërheqjet e Kurtit nga qëndrimet ka folur për “Gazeta Blic” nënkryetari i LDK-së njëherësh kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri.

Haziri tha se ky vit do të jetë zgjedhor dhe se partia që ai përfaqëson beson që akti i dorëheqjes se kryeministrit Kurti është mënyra më e duhur për të hapur udhë zgjedhjeve.

“Ky vit do të jetë zgjedhor. Se sa muaj do të shkurtohet mandati do të varet nga mënyra që shkaktohen këto zgjedhje. LDK-ja beson që akti i dorëheqjes se kryeministrit Kurti është mënyra më e duhur për të hapur udhë zgjedhjeve parlamentare 2024”

Haziri tha se Albin Kurti, gjatë këtyre tre viteve, për asgjë nuk ka ndërtu konsensus.Ai tha se qeveria aktuale nuk ngjall besim tek askush.

VV-ja po ka interesa për një mandat kalendari politike e jo suksesi që determinon ketë mandat. Kurtha politike që me shpërberjen e Kuvendit të ndërton konsensusin për zgjedhje është vetem arsyetimi që Kosovën ta mbajë të ndarë politikisht në pozicione bardhë e zi. Për asgjë këto tre vite nuk ka ndërtu konsensus, përkundrazi nuk ka dialog politik me opozitën nuk ka dialog social me sindikata, nuk ka dialog as me shoqeri civile pra kush beson që do të ketë dialog për shpërbërjen e Kuvendit? Askush nuk i beson kesaj sikurse askush nga fqinjet, BE, NATO, SHBA edhe vete raportusja e KE tash i kërkon zotime me shkrim.Qeveri qe nuk besohet sepse prodhon vendime dhe lajme qe sjellin mosbesim” deklaroi Haziri.

Nga opozita janë shprehur të gatshëm për të shkuar në zgjedhje madje PDK-ja ka propozuar edhe datën 9 qershor si kohë kur mund të mbahet procesi zgjedhor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit