Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, e ka quajtur “stand up komedian” Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti – ndonëse nuk ka treguar se për se po ia atribuon këtë zanat.
“Ka filluar të më pëlqejë Albini, por jo si politikan – si stand-up komedian! Më duket se ka kuptuar edhe vetë që në politikë ka arritur “levelin e fundit” dhe tani po stërvitet për Netflix Special-in e tij”, ka thënë ai.
”Mos u habitni nëse herën tjetër në Kuvend na reciton ndonjë batutë të re – të paktën militanti do qeshë, edhe nëse vendi qan!”, tha Lushtaku.