18.7 C
New York
Tuesday, May 13, 2025

Buy now

Lushtaku: VV po tallet me qytetarët – jemi bërë di në çerdhe të fëmijëve

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, duke folur për propozimin e LVV-së për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit për të kaluar në votim të fshehtë për kryetar të Kuvendit, ka thënë se kjo është tallje me qytetarët e vendit.

“Po shohim që ka kokëfortësi nga mazhoranca e deritashme dhe deri më tani nuk ka asnjë ndryshim, bilës po shpik forma të ndryshme vetëm e vetëm që të mos e hedh në votim kandidatin e tyre në Kuvend që po shihet qartë se po dështon çdoherë. Numrat nuk janë të mjaftueshëm për zgjedhjen e kryetarit dhe konstituimin e Kuvendit. Është kokëçarje dhe tallje me qytetarët pse kjo kokëfortësi nga një parti politike, së paku të ndryshojë kandidatin dhe të ketë propozime të ndryshme për të dalë nga kjo situatë. Ne si deputetë, po ndihemi sikur jemi në një çerdhe të fëmijëve”, deklaroi Lushtaku në hyrje të Kuvendit, ku pritet të tentohet për të 15-tën herë zgjidhja e ngërçit konstituues të Kuvendit.

Të ngjashme

Të fundit