5.6 C
New York
Sunday, November 23, 2025

Buy now

Lushtaku vlerëson lart angazhimin e “Liria ka emër”

- Advertisement -

Më 15 tetor, dhjetëra pjesëmarrës me motorë u nisën nga Kosova drejt Hagës. Ky aktivitet simbolik, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, kishte për qëllim kërkimin e drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Së fundmi, klubi i motoristëve “Shqiponjat” mbajti një tubim në Zvicër ku falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre.

Një nga ish-eprorët e lartë të UÇK-së, Sami Lushtaku, vlerësoi lart punën e platformës “Liria ka Emër” në kërkim të drejtësisë për katërshen e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Liria ka emër nuk është parti politike, është diçka përtej kësaj. Dhe unë besoj që e keni nderuar edhe Kosovën edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe unë mendoj se shqiptarët ta vlerësojnë gjakun, mundin dhe sakrificën jo vetëm të kësaj gjenerate por edhe të shumë gjeneratave që kanë shkuar me sy çelë për ta parë Kosovën kështu qysh është tani. Edhe pse Kosova ka problemet e saj, me burgosjen e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa përjashtime sepse ne ata çka janë atje asnjëherë nuk i kemi ndarë”, u shpreh Lushtaku në këtë aktivitet.

Të ngjashme

Të fundit