Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka cilësuar Lëvizjen Vetëvendosje si parti diktatoriale.
Madje ai tha se Vetëvendosje është parti demokratike vetëm në paraqitjet publike por që në thelb është diktatoriale në vendimmarrje sepse sipas tij, aty vendos vetëm kryetari i kësaj partie pra, kryeministri Albin Kurti.
“Ka një ndryshim të madh mes asaj çfarë del në publik paraqitjeve publike të Vetëvendosjes dhe atyre që çdo ditë ne diskutojmë në seance parlamentare se si janë të pakënaqur me udhëheqjen e Albin Kurtit dhe VV-së në tërësi, sepse nuk e kanë besuar as vet që janë ra pre e mashtrimit. Prandaj me keqardhje e them që partia Vetëvendosje është një parti demokratike në të folur, por është diktatoriale në vendimmarrje, vetëm Albin Kurti vendos aty”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Teve1./teve1.info./