16.4 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

Lushtaku: Vetëvendosje dëshiron zgjedhje, nuk është e interesuar për konstituim të Kuvendit

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Llushtaku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interesuar për konstituim të Kuvendit dhe synon shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, plani “B” për konsumimin e afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese është moszgjidhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

“Nuk besoj që do të kemi Qeveri Kurti3, po shihet qartë se nuk është i interesuar të zgjedh nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb dhe atë që kanë zgjedh nga komunitetet tjera joserbe është antikushtetues. Do të kalojë edhe afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Do t’i presim rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese pas këtij afati dhe do t’i respektojmë. Nga leximet tona po shihet që Vetëvendosje nuk është e interesuar dhe dëshiron me shkua në zgjedhje në këtë rast. Në këtë kohë po shihet që afati do të jetë pas zgjedhjeve lokale, jo bashkë siç e ka planifikuar”, ka thënë Lushtaku në emisionin “InfoNata”.

Të enjten do të mbahet seanca e radhës për konstituim të Kuvendit, ku në rend dite është zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Për këtë pozitë është vetpropzuar edhe Nenad Rashiq, por as ai dhe as deputetët e Listës Serbe nuk morën votat e mjaftueshme të martën.

Të ngjashme

Të fundit