Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka uruar Kombëtaren e Kosovës për fitoren ndaj Suedisë.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku tha se “Dardanët” bënë një lojë fantastike.
“Urime Kosovë! Një lojë fantastike nga Djemtë e Dardanisë! Së bashku me Altin Krasniqin dhe mijëra qytetarë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, bëmë tifo me zemër për KF Kosovën”.
“Krenarë për këtë skuadër që na bashkon të gjithëve!”, ka shkruar Lushtaku.