Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka komentuar bisedimet për koalicion mes Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt.
Lushtaku ka thënë se mosbesueshmëria ndaj njëri-tjetrit është problemi i mosarritjes së koalicionit.
“Mosbesueshmëria ndaj njëri-tjetrit si dy udhëheqës të partive politike, sigurisht që ata e dinë më mirë se çfarë diskutojnë, por besoj që Vetëvendosja ka sjell mosbesueshmëri te krejt partitë politike. Në fund të zgjedhjeve Kurti doli me fyerjet më të mëdha për partitë tjera politike”, ka thënë Lushtaku.