Nuredin Lushtaku kandidat për deputet nga koalicioni AAK – Nisma ka treguar se përse është bashkuar në këto subjekte politike.
Sipas tij, ky koalicion përfaqëson vlerat kombëtare dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sepse përfaqësohet nga figura të cilët iu kishin bashkuar thirrjes se Komandantit Legjendar, Adem Jashari për çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Reagimi i plotë:
Sot, si kryetar i Listës IDEAL, së bashku me Fatmir Limajn- Komandant Çelikun, Kryeministrin në ardhje, Ramush Haradinaj në Konventën politike të Nismës Social Demokrate e bëmë zyrtarizimin e koalicionit tonë të fitores dhe prezantimin e kandidatures time për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu kandidate për deputete nga Lista IDEAL do të jetë edhe Lavdije Deliu, për të cilën kërkoj përkrahjen e secilin aktivist dhe mbështetës të IDEALI-it.
Ky koalicion përfaqëson vlerat tona kombëtare dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sepse përfaqësohet nga figura të cilët iu kishin bashkuar thirrjes se Komandantit Legjendar, Adem Jashari për çlirimin e Kosovës nga serbia.
Faleminderit të gjithë përkrahësve të Nismës Social Demokrate për mikëpritjen dhe përkrahjen që më dhanë sot në këtë konventë politike.
Gjithashtu, falënderoj të gjithë përkrahësit e IDEAL-it për gatishmerinë e tyre për të më mbështetur në këtë rrugëtim politik për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Na priftë e mbara!