25.5 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Lushtaku reagon pas aktakuzës së re ndaj Thaçit: Pavarësisht goditjeve të ulëta dhe padrejtësive, ti do të dalësh më i fort se kurrë më parë!

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas publikimit të aktakuzës së re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se pavarësisht goditjeve të ulëta dhe padrejtësive që po ndodhin, ti do të dalësh më i fort se kurrë më parë!

“Jam i bindur se, pavarësisht goditjeve të ulëta dhe padrejtësive që po ndodhin, ti do të dalësh më i fort se kurrë më parë! Lufta për liri ishte dhe mbetet lufta për mbijetesë – një e drejtë e shenjtë e popullit tonë. Asgjë nuk mund ta zbehë të vërtetën e një kauze të drejtë dhe të fisnike, e cila mbështetet në sakrificat dhe guximin e atyre që luftuan për dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës. E vërteta gjithmonë triumfon!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook“.

Të ngjashme

Të fundit