15.4 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

Lushtaku pret sot qytetarët e Skenderajt në takim të hapur

- Advertisement -

Qytetarët e Skenderajt, sot do të kenë mundësinë të takojnë dhe bisedojnë drejtpërdrejt me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Sami Lushtakun.

Takimi me të është planifikuar të zhvillohet në zyrën e PDK-së në Skenderaj, nga ora 10.00 deri në 13.00, transmeton klankosova.tv.

Gjatë takimit, kandidati i PDK-së për këtë komunë, do të dëgjojë shqetësimet, kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit.

Derisa dhe do të prezantojë edhe vizionin e tij për të ardhmen e Skenderajt, duke diskutuar për përmirësimin e infrastrukturës, sigurisë, mundësitë e punësimit dhe mbështetje për sektorët e ndryshëm ekonomikë dhe socialë.

Të ngjashme

Të fundit