Deputeti i PDK Mërgim Lushtaku, rikonfirmoi se PDK-ja do të mbajë qëndrim të njëjtë , përderisa nuk reflekton Lëvizja Vetëvendosje.
“Po shihet që nuk ka një reflektim nga shumica e pamjaftueshme në Kuvend për të ndryshuar kandidatin dhe për të ardhur deri te konstituimi i Kuvendit. Sigurisht se ne deri sa nuk reflekton shumica sigurisht që ne e kemi qëndrimin e njëjtë. Ne sigurisht që gjithmonë jemi të gatshëm edhe për formën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por sigurisht që Kosova ka më shumë problemë se sa të shkojë në zgjedhje. Nëse është kjo zgjidhje sigurisht që ne nuk hezitojmë që të shkojmë në zgjedhje. Por, nuk duhet të jetë gjithmonë alternativë e vetme: zgjedhjet për zgjidhje”, tha ai