Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se vendimi i Qeverisë në detyrë për Projektbuxhetin e 2026 është në kundërshtim ligjor dhe se kjo qeveri nuk ka mandat për të bërë ndryshime ligjore.
Ai ka thënë se është një blof i Vetëvendosjes, duke theksuar se janë mësuar me luajt bixhoz.
“Është një blof tjetër i Vetëvendosjes, më duke u mësu shumë me lujat kumarë, me lu bixhoz dhe vazhdimisht po mundohet me hedh hi në sy të qytetarëve. Këtë e them për një arsye sepse ne e dimë shumë mirë se nëse vendi mbetet pa buxhet dhe institucionet janë të paformuar ne si shtet kemi të drejtë deri në fund të shkurtit me vazhdu buxhetin e Kosovës dhe sigurisht pagat me ecë normalsiht në vend. Pastaj në muajin e tretë Kuvendit të Kosovës i jepet ky autorizim. Dmth Qeveria dhe kjo që është e ka të drejtë me vazhdu buxhetin por pa ndryshime përmbajtjesore, por vetëm ato që kanë qenë në këtë vit, e me vazhdu në vitin e ardhshëm, ky tentim që me tregu gjoja për hallet dhe shqetësimet e qytetarëve ish dashtë me i ra ndërmend pas zgjedhjeve”, tha Lushtaku në emisionin ‘Mesditë” në Tëvë 1.
Ai është i bindur se kjo po bëhet për fushatë elektorale.
“Kjo është para fushatë e qartë që shihet nga aeroplani dhe nëse qytetarët e shohin apa ndonjë ngjyrim politik veprimet e kryetarit apo kryeministrit në detyrë e shohin politik para hyrjes në fushatë”, theksoi ai.
Por se a veproi njejtë Hashim Thaci në të kaluarën, ai tha se ai kishte legjitimitet e nuk mund të bëhen këso paralele.
“Dihet qartë se deri sa ai ka pasë mandat e ka marrë një vendim. Kjo qeveri nuk ka legjitimitet, madje edhe Gjykata Supreme disa veprime ia ka rrëzu. Këto paralele janë të gabueshme, por në aspektin e kritikës më shumë duhet me u kap me Albin Kurtin”, tha mes tjerash ai.






