Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, i cili synon edhe një mandat të deputetit, ka lavdëruar deputeten Ganimete Musliu, e cila po ashtu është në garë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Lushtaku ka thënë se “Ganja e ka dëshmuar se ka qenë dhe do të mbetet përfaqësimi i denjë për Drenicën dhe Kosovën në përgjithësi; andaj, në këto zgjedhje, atë e përkrahim duke votuar numrin 12”
“*Eh more Kryeminisër, nuk le qërshi🍒 pa hangër* – ishte fraza epike e Ganimete Musliut. Me punën e saj, Ganja e ka dëshmuar se ka qenë dhe do të mbetet përfaqësimi i denjë për Drenicën dhe Kosovën në përgjithësi; andaj, në këto zgjedhje, atë e përkrahim duke votuar numrin 12. #GanimeteMusliu12 ✅ #MergimLushtaku100 ✅”, ka shkruar Lushtaku.