Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka vlerësuar figurën e e bashkëluftëtarit të tij Driton Hajrizi i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike.

“Rruga e tij jetësore dhe kontributi në të gjitha etapat e forcave tona mbrojtëse flasin për një jetë në shërbim të kombit e të shoqërisë, duke lënë pas vepra e virtyte të paharrueshme për të cilat do ta kujtojmë gjithmonë.”, ka shkruar mes tjerash Lushtaku në Facebook.