Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku në një intervistë për Periskopin, është treguar krejt i prerë, në lidhje me “mundësinë” e një koalicioni ndërmjet VV-së e PDK-së.
Lushtaku ka përsëritur disa herë, se “PDK nuk guxon të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje”.
“Unë mendoj se PDK me VV-në në asnjë mënyrë, nuk guxon të jetë bashkë, ato fyrje që ka bërë Albin Kurti dhe Vetëvendosja, na ndan një oqean ndërmjet veti. Unë jam i qartë, PDK nuk guxon me shku me Vetëvendosjen, nuk e lejon elektorati i saj. Unë nuk shoh tjetër rrugëdalje përveç zgjedhjeve të reja”, ka thënë Lushtaku.