Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka njoftuar vdekjen e bashkëluftëtarit Ali Hoti.
Lushtaku ka është shprehur se ai ishte njëri prej luftëtarëve më të dalluar të UÇK-së në Zonën e Drenicës.
“Më pikëllim dhe dhembje të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë bashkëluftëtari Ali Hoti nga komuna e Klinës.Aliu ishte njëri prej luftëtarëve më të dalluar të UÇK-së në Zonën e Drenicës, burrë i fjalës e i nderit, patriot i madh i cili ka bartë në vete shumë virtyte njerëzore”.
“Do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e madh që ka dhënë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Ngushëllime familjes Hoti, miqve dhe dashamirëve”, thuhet në njoftimin e Lushtakut.