Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku, ka ngushëlluar Kadri Veselin dhe familjen e tij për vdekjen e nënës.
Lushtaku e ka përshkruar Ajshën si nënë të mrekullueshme, e cila i kishte ushqyer dhe strehuar gjatë angazhimeve për lirinë e Kosovës.
“Nëna Ajshe paska kaluar në përjetësi. Një grua e mrekullueshme, nënë heroinë e patriote e madhe. Si nënë e mikut tim Kadriut, nënë Ajshja shpeshherë na ka ushqyer e na ka strehuar gjatë viteve të ilegales. Nuk kursente asgjë, as uratat e bekimet për ne. Kjo nënë i dha shumë Kosovës. Ngushëllimet më të thella mikut Kadri Veseli, familjes Veseli, gjithë miqve e dashamirëve! Nënë Ajshja u prehtë në paqe!”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në Facebook!