9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Lushtaku: Në zgjedhjet e fundit ka pasur informacione që disa serbë e shqiptarë kanë dashur të më likuidojnë

- Advertisement -

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zbuluar se gjatë zgjedhjeve të fundit nacionale ka marrë informacione për kërcënime serioze për jetën e tij.

Sipas Lushtakut, disa serbë dhe shqiptarë kanë planifikuar ta likuidojnë atë.

Lushtaku ka bërë të ditur se Policia e Kosovës i ka ofruar mbrojtje dhe siguri pas marrjes së këtyre informacioneve. Megjithatë, ai ka refuzuar mbrojtjen policore.

“Unë jam vazhdimisht pjesë e kërcënimeve. Më kujtohet në zgjedhjet nacionale, ka pasur tentativa, Policia e Kosovës ka ardhur dhe më ka ofruar siguri, për herë të parë po e them. Por s’kam pranuar sepse iu kam thënë se jam i zoti me i dalë zot vetit dhe familjes. Ka pasur tentativa që disa serbë me disa shqiptarë më kanë përcjellë dhe ka pasur informacione që dojnë me më likuidu”, ka thënë Lushtaku në një intervistë për T7.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit