20.4 C
New York
Tuesday, September 23, 2025

Buy now

Lushtaku në Prekaz të Epërm dhe Mikushnicë: U zotuam se do vazhdojmë të punojmë me dinjitet dhe ndershmëri

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, është takuar me qytetarë në Prekaz të Epërm.

Ai tha se në këtë vend guri flet me zërin e trimërisë, në altarin e lirisë sonë të përjetshme!

“Me entuziazëm të madh u pritëm sot në Prekaz të Epërm, në këtë vend ku çdo guri flet me zërin e trimërisë, në altarin e lirisë sonë të përjetshme! Në këtë vend të qëndresës, u zotuam se do vazhdojmë të punojmë me dinjitet dhe ndershmëri deri në realizimin e secilit projekt të zotuar dhe jo vetëm”, ka thënë Lushtaku.

Më pas, ai tregon se kanë vazhduar në Mikushnicë, ku thotë se banorët janë rreshtuar si gjithmonë krah PDK-së.

“Takimin e vazhduam në Mikushnicë, ku u mirëpritëm ngrohtësisht nga banorët të cilët janë rreshtuar si gjithmonë krah nesh edhe për mandatin tonë të ardhshëm!  Së bashku, vazhdojmë me fitoren e radhës”, tha Lushtaku.

Të ngjashme

Të fundit