Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, është takuar me qytetarë në Prekaz të Epërm.
Ai tha se në këtë vend guri flet me zërin e trimërisë, në altarin e lirisë sonë të përjetshme!
“Me entuziazëm të madh u pritëm sot në Prekaz të Epërm, në këtë vend ku çdo guri flet me zërin e trimërisë, në altarin e lirisë sonë të përjetshme! Në këtë vend të qëndresës, u zotuam se do vazhdojmë të punojmë me dinjitet dhe ndershmëri deri në realizimin e secilit projekt të zotuar dhe jo vetëm”, ka thënë Lushtaku.
Më pas, ai tregon se kanë vazhduar në Mikushnicë, ku thotë se banorët janë rreshtuar si gjithmonë krah PDK-së.
“Takimin e vazhduam në Mikushnicë, ku u mirëpritëm ngrohtësisht nga banorët të cilët janë rreshtuar si gjithmonë krah nesh edhe për mandatin tonë të ardhshëm! Së bashku, vazhdojmë me fitoren e radhës”, tha Lushtaku.