5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Lushtaku: Në kohët më të errëta, kur shpresa dukej si një dritë e largët, ishte diaspora që e ndihmoi Kosovën

- Advertisement -

Partia  Demokratike e Kosovës (PDK) ka zhvilluar në fundjavë disa takime me bashkëfshatarët në Gjermani.

Në këto takime ka marrë pjesë ka kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza, i cili ka shpalosur programin e tij qeverisës.

Po ashtu në këto takime kanë marrë pjesë edhe disa deputetë të PDK-së, në mesin e tyre edhe deputeti Mërgim Lushtaku.

Duke vlerësuar mbështetje për PDK-në dhe Hamzën, Lushtaku ka thënë se “në kohët më të errëta, kur shpresa dukej si një dritë e largët, ishte diaspora që e ndihmoi Kosovën”.

Postimi i plotë i Lushtakut në Facebook:

Mbështetje masive për Bedri Hamzën nga mërgata shqiptare, në Hanover dhe Koln.

Në kohët më të errëta, kur shpresa dukej si një dritë e largët, ishte diaspora që e ndihmoi Kosovën.

Sot, kur përballemi me sfida të reja, nevoja për ta bërë atë partner të barabartë dhe aktiv në ringritjen tonë ekonomike dhe shoqërore është jetike.

Ky bashkim zemrash dhe veprimesh është mjeti ynë më i fuqishëm për ta ndërtuar një Kosovë më të mirë dhe më të fortë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit