Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i ka ndarë një mirënjohje me motivacion për kontributin e dhënë në çështjen kombëtare gjatë viteve 1990-ta, gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Me motivacion për kontributin e dhënë në çështjen kombëtare gjatë viteve 1990-ta, gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributin në periudhat e mëvonshme të shtetkrijimit dhe shtetndërtimit, sot nderova me mirënjohje Shqiptar Gubetini, anëtar i familjes patriotike Gubetini, si vlerësim për kontributin e tij personal e familjar në shërbim të atdheut!”, shkruan Lushtaku.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=907696667394238&id=100044617381014&mibextid=Nif5oz