Mërgim Lushtaku, ish-deputet i PDK-së, ka folur lidhur me zhvillimet brenda partisë që ai përfaqëson.
Lushtaku ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes së Memli Krasniqit nga drejtimi i PDK-së, duke e falënderuar atë për përgjegjshmërinë e treguar.
“Besoj në deklarimin e kryesisë, sipas së cilës për ne kjo ishte e befasishme. Ai e kishte menduar dorëheqjen për më shumë se një vit, për arsye personale dhe për t’i dhënë më shumë hapësirë partisë. Prandaj unë e falënderoj. Nuk është e lehtë ta udhëheqësh partinë pas Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, por megjithatë ai e ka udhëhequr me sukses. Besoj se ka dhënë një leksion për të gjithë politikanët. E vlerësoj si akt politik; ka qenë edhe strategji që Bedri Hamza të jetë në krye.” – tha Lushtaku./euronews.al/






