Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka njoftuar se më 11 dhjetor do të publikohet lista e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Lushtaku theksoi se lista do të përfshijë kandidatë që përfaqësojnë vlera kombëtare, profesionale dhe familjare. Ai e konsideron këtë listë, të udhëhequr nga kandidati për kryeministër Bedri Hamza, si “listën fituese të zgjedhjeve”.
Në deklaratën e tij, Lushtaku përmendi edhe një rritje të madhe të mbështetjes për PDK-në, krahasuar me partitë tjera, pas kandidimit të Bedri Hamzës si kryeministër.
Për më shumë, ai kritikoi ashpër doracakët e edukatës seksuale në shkolla, duke i cilësuar si “të neveritshëm dhe të dëmshëm për familjet kosovare”.