Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Skenderajt, ka komentuar rikthimin e Ramiz Lladrovcit në PDK.
Lushtaku tha se u qëndron deklaratave të tij se Lladrovci nuk është kurrë më PDK, transmeton Zeri.info.
“Unë udhëheqjen do ta respektoj. Unë mendimet nuk i ndryshoj, unë kam thënë se për mua Lladrovci nuk është kurrë më PDK, por është vendim i kryetarit dhe Kryesisë së partisë dhe i respektoj”, tha Lushtaku pas betimit si kryetar i Skenderajt.






