6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Lushtaku: Largimi i avokatëve të liderëve të UÇK-së gëzon vetëm Beogradin dhe ata që flasin shqip e mendojnë serbisht!

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas largimit të avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson.

Lushtaku ka thënë se largimi i avokatëve nga trupat mbrojtëse të çlirimtarëve gëzon vetëm Beogradin, shizofrenët dhe ata që flasin shqip e mendojnë serbisht!

Në këtë drejtim, Lushtaku nuk ka kursyer as kritikat ndaj Qeverisë Kurti.

“Kjo qeveri e propagandës e cila vepron kundër tyre si të ishte e sinkronozuar me Beogradin, publikon lista të shpenzimeve duke provuar ti helmoj qytetarët me të pavërteta. Çlirimtarët dhe populli shqiptar në Kosovë shpreson që sa më shpejtë, çlirimtarët që gjendën në Hagë të kthehen në vendin e tyre dhe të vërtetohet pastërtia e luftës së UÇK-së, si rrjedhojë e së cilës fituam lirinë e pavarësinë, duke mos harruar edhe intervenimin e NATO-s”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Postimi i plotë:

Largimi i avokatëve nga trupat mbrojtëse të çlirimtarëve gëzon vetëm Beogradin, shizofrenët dhe ata që flasin shqip e mendojnë serbisht!

Në këto kohë kur pritet epilogu final i Gjykatës politike e etnike në Hagë, avokat të shquar tërhiqen nga ekipet mbrojtëse të çlirimtarëve tanë shkaku i vonesave e i mospagesës.

Kjo qeveri e propagandës e cila vepron kundër tyre si të ishte e sinkronozuar me Beogradin, publikon lista të shpenzimeve duke provuar ti helmoj qytetarët me të pavërteta.

Çlirimtarët dhe populli shqiptar në Kosovë shpreson që sa më shpejtë, çlirimtarët që gjendën në Hagë të kthehen në vendin e tyre dhe të vërtetohet pastërtia e luftës së UÇK-së, si rrjedhojë e së cilës fituam lirinë e pavarësinë, duke mos harruar edhe intervenimin e NATO-së.

Qeveria e propagandës dhe secili qytetar që ka dyshime, duhet ta dij që nëse çlirimtarët nuk triumfojnë në këtë proces mjaft kritik, në rrezik vihet vet sovraniteti i Kosovës, sepse logjikshëm, nëse kontestohet lufta e pastër e UÇK-së, cënohet edhe vet pavarësia e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit