-1.4 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

Lushtaku: Lajçak është i njëanshëm, mbështet më shumë Serbinë

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka thënë se si Parti Demokratike e Kosovës, vazhdimisht e kanë kritikuar emisarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilin siç tha ai e mbanë një qëndrim të njëanshëm dhe e mbështet më shumë Serbinë.

I ftuar në emisionin “Ditari” në tëvë1, Lushtaku ka thënë se është e nevojshme të kritikohet Bashkësia Ndërkombëtare, sepse sanksionet ndaj Kosovës janë të pakuptimta.

Lushtaku thotë se sanksionet që janë nga BE-ja për Kosovën janë të padrejta sepse në kurriz po i mbanë populli i Kosovës dhe jo partitë politike.

“Realisht ne e kemi kritikuar vazhdimisht si PDK emisarin Lajçak qysh me marrjen e mandatit sepse e kemi parë që për shkak që ai e ka një qëndrim të njëanshëm dhe e mbështet më shumë Serbinë se sa Kosovën dhe po shoh edhe në këto takime që i ka me Serbinë por edhe me Kosovën që e ka pasur vazhdimisht e ka mbajte një anë më shumë të Serbisë se sa të Kosovës. Por prapë se prapë ne si Kosovë nuk na len me e kuptua që ne pajtohemi me qëndrimet e tij, sepse ne e dim shumë mirë që në kohën e luftës ku ka pas zëra që e kanë sulmuar vetë Ushtrinë Clirimtare të Kosovës dhe ne me lubimin tonë të madhe shqiptar kudo në Amerikë kemi bërë që me ndryshua këtë diskurs dhe e kemi krijuar një aleancë me Bashkësinë Kombëtare dhe ajo aleancë ka ardhë si rezultat i bashkëpunimit të gjithë shqiptarëve dhe ka ardhë me një rezultat konkret i çlirimit të vendit, ndërhyrjes së NATO-s dhe deri te pavarësia e vendit

Gjithmonë kemi thënë se është e nevojshme të kritikojmë Bashkësinë Ndërkombëtare sepse sanksionet ndaj Kosovës janë të pakuptimta deri sa po veprojnë njëanshëm dhe nuk po veprojnë në saksionohet assesi as Serbia kur e dim që nuk zbatohen marrëveshjet që janë arritur mes Kosovës dhe Serbisë dhe saksionet që janë nga BE-ja për Kosovën me të vërtetë janë të padrejta sepse në kurriz po i mbanë populli i Kosovës dhe vetë Kosova dhe jo partitë politike”, ka deklaruar Lushtaku.

Ndryshe, ai thotë se lidhja mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ka qenë një kontratë për pushtet, dhe jo një kontratë për popullin.

“ Fillimisht vetë lidhja e tyre Osmani me Kurtin ka qenë një kontratë për pushtet, nuk ka qenë një kontratë për popullin edhe pse ndoshta një shumicë e madhe në bazë besimit që i kanë dhënë më 14 shkurt 2021 e kanë pas një marrëveshje për popullin po del cdo here e më shumë që e kanë pasur vetëm per interese personale për pozitat e tyre dhe besoj që konfliktet mes tyre janë pikërisht për çështje personale për ndarjen e shtetit”, thotë Lushtaku./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit